Aksident në aksin Levan-Tepelenë, plagosen nënë e bijë
Një automjet ka humbur kontrollin për shkak të lagështisë dhe është përplasur me murin mbrojtës.
Redaksia ZHURMA · · 1 min lexim
Një aksident rrugor është regjistruar në aksin nacional Levan–Tepelenë, në vendin e njohur si kthesa e Poçemit, ku dy persona kanë mbetur të lënduar. Një automjet i tipit “Audi” dyshohet se ka humbur kontrollin për shkak të lagështisë në shtresën asfaltike dhe është përplasur me forcë me murin anësor mbrojtës të rrugës.
Si pasojë e kësaj përplasjeje, kanë mbetur të plagosura drejtuesja dhe vajza e saj që udhëtonin në mjet. Të lënduarat janë dërguar për të marrë ndihmën e nevojshme mjekësore, ndërkohë që grupi hetimor ndodhet në vendngjarje për të zbardhur rrethanat e plota të ngjarjes.