Zhurma Press E Mërkurë · 16 Shtator 2026 — Prishtinë · Tiranë · Shkup · Diaspora Treguesi Kërko Ruajtur · 0 Abonohu falas
LIVE · 12:41 60+ burime · klasifikim automatik · mbikëqyrje redaksionale
E fundit Edicioni 07:00 · Mëngjesi
ZHURMA
Ekonomi SHQ

Sidi Hasanaj paralajmëron: fragmentimi i bashkive ngadalëson bujqësinë

Analisti Sidi Hasanaj thotë se fragmentarizimi i tokës dëmton bujqësinë

Redaksia ZHURMA 17:04 Përditësuar 18:25 1 min lexim
Sidi Hasanaj paralajmëron: fragmentimi i bashkive ngadalëson bujqësinë
FOTO · Ilustrim · One stands out 002 2025 01 01 (CC BY-SA 4.0) / Wikimedia Commons Arkivi ZHURMA

TIRANË — Reforma e re territoriale dhe numri i bashkive kanë hapur debat mbi ndikimin që mund të kenë në zhvillimin ekonomik të vendit. Për të analizuar këtë çështje, analisti Sidi Hasanaj foli për rrezikun e ndarjeve territoriale të bëra mbi baza elektorale dhe ndikimin e tyre te ekonomia, veçanërisht te bujqësia.

Hasanaj u ndal te problemi i fragmentarizimit të territorit dhe i tokës, duke e lidhur atë me vështirësitë që po përballet sektori i bujqësisë, një nga fushat më të rëndësishme të ekonomisë shqiptare. “Një nga problemet më të mëdha që ka Shqipëria është bujqësia, e cila është një nga zërat më të rëndësishëm në GDP. Aktualisht është në stanjacion. Ka më shumë se tre vite që nuk është në rritje, ka periudha kur është në ulje.

Problemi i madh është fragmentarizimi i tokës dhe nëse ne e fragmentarizojmë më shumë vendin në bashki, duke parë vetëm interesin elektoral, në fund dëmtohet ekonomia.” -shtoi Hasanaj. Sipas analistit, një reduktim i numrit të bashkive mund të jetë një zgjidhje nëse synon krijimin e njësive më të mëdha dhe më funksionale, por procesi duhet të shoqërohet me kritere të qarta.

Ai u shpreh se ndarja e re territoriale nuk duhet të udhëhiqet nga interesat partiake, por nga nevoja për të krijuar struktura që mund të ofrojnë më mirë shërbime dhe të nxisin aktivitet ekonomik. “Reduktimi i numrit të bashkive në parim është diçka me të cilën jam dakord, por duhet të ketë kritere të qarta. Bashkitë e reja duhet të jenë më të mëdha që të kenë më shumë aktivitet ekonomik, jo të krijohen nga kalkulime elektorale.”

Burim: Ora News
— Redaksia ZHURMA

Komentet