Reagimi i Shukri Bujës pas vendimit në Hagë
Anëtari i Këshillit Drejtues të PDK-së ka kritikuar mungesën e veprimeve institucionale dhe partiake pas verdiktit dënues në Hagë.
Redaksia ZHURMA · · Përditësuar · 1 min lexim
Anëtari i Këshillit Drejtues të PDK-së, Shukri Buja ka ngritur disa pyetje pas verdiktit dënues në Hagë. Ai ka theksuar se qytetarët përmes protestave në Kosovë dhe jashtë vendit po e kryejnë punën e tyre, por ka kritikuar mungesën e veprimeve me peshë nga Parlamenti i Kosovës, partitë politike dhe qeveria e Kosovës.
Sipas tij, nuk është thirrur as mbledhja e Këshillit Drejtues dhe as nuk janë ftuar kryetarët e degëve për organizim, koordinim e bashkëveprim. Buja ka shtuar se në këtë mënyrë nuk mbrohen as udhëheqësit e dënuar padrejtësisht, as lufta çlirimtare dhe as shteti.
Lexo edhe
Më shumë →Kjo histori — 3 zhvillime
- 20 shtator Reagimi i Shukri Bujës pas vendimit në Hagë · ky artikull
- 13 tetor Shukri Buja: UÇK-ja nuk kishte armë pas 21 qershorit 1999
- 25 tetor Shukri Buja kujton eprorët e Zonës Operative të Nerodimës