Shukri Buja: UÇK-ja nuk kishte armë pas 21 qershorit 1999
Ish-komandanti i UÇK-së deklaron se pas marrëveshjes së çarmatosjes dhe transformimit në TMK, organizata nuk kishte struktura dhe armë.
Redaksia ZHURMA · · 1 min lexim
Ish-komandanti i UÇK-së, Shukri Buja, ka deklaruar se me 21 qershor 1999 ishte arritur marrëveshja për çarmatosjen e UÇK-së dhe se pas kësaj ajo nuk kishte armë, përpos eprorëve që mbanin ato me leje të KFOR-it. Duke folur në emisionin «Pressing» të T7, ai shtoi se në shtator të atij viti UÇK-ja u transformua në TMK dhe më nuk ka pasur struktura, duke theksuar se ajo nuk mund të akuzohet për vrasje.
«Me 21 qershor UÇK-ja më nuk ka pas armë, nëse pretendohet që ka vrarë dikë atëherë vetëm individë që kanë pasur armë ilegale. Më 21 është nënshkru marrëveshje e çarmatosjes së UÇK-së, ne eprorët e UÇK-së kemi pasur të drejtë të mbajmë armë me leje të KFOR-it», ka thënë ai.