Ramadani: Pushteti përdor propagandën dhe vendimet i merr në parti
Deputeti i Aleancës, Burim Ramadani, ka akuzuar qeverisjen për mungesë projektesh në terren dhe marrje vendimesh jashtë institucioneve.
Redaksia ZHURMA · · Përditësuar · 1 min lexim
Deputeti i Aleancës, Burim Ramadani, ka drejtuar kritika të ashpra ndaj pushtetit, duke e akuzuar se po mbështetet te propaganda si mjet i vetëm i qeverisjes. Përmes një postimi në rrjetet sociale, ai ka pretenduar se në terren nuk po shihet asnjë realizim apo veprim konkret që përmirëson jetën e qytetarëve, ndërsa dora e shtetit mbetet e padukshme.
Ramadani ka shtuar se mënyra e vendimmarrjes është zhvendosur nga institucionet shtetërore drejt strukturave partiake. Sipas tij, udhëheqësit aktualë e shohin pushtetin si privilegj dhe nuk skuqen përballë fakteve, duke e cilësuar këtë qasje si koncept të partisë-shtet.