Vazhdo leximin
⌕ ☆
Politikë

Ramadani: Kuvendi do të debatojë për rrymën dhe Qeveria do të japë llogari

Deputeti Burim Ramadani paralajmëron debat parlamentar për energjinë elektrike dhe kërkon llogaridhënie nga ekzekutivi.

Redaksia ZHURMA · · 1 min lexim

Kuvendi i Kosovës do të mbajë një debat parlamentar kushtuar çështjes së energjisë elektrike, ka bërë të ditur deputeti i Aleancës, Burim Ramadani. Nëpërmjet një adresimi në rrjetin social Facebook, ai ka theksuar se ekzekutivi duhet të përgjigjet për sektorin e energjisë, duke e cilësuar menaxhimin e deritanishëm si katastrofal.

Ramadani: Kuvendi do të debatojë për rrymën dhe Qeveria do të japë llogari
Foto: klankosova.tv
Video · Facebook ↗

«Debat parlamentar për çështjen e energjisë elektrike. Për mungesën e rrymës, për blerjen e energjisë dhe për këtë barrë të madhe financiare, për shkak të dështimit katastrofal të menaxhimit të këtij sektori. Do të mbajmë Qeverinë llogaridhënëse për të gjitha dështimet që kanë të bëjnë me rrymën», ka shkruar ndër të tjerash Ramadani.

Sipas tij, gjatë këtij debati do të kërkohen edhe planet e ekzekutivit për këtë sektor, ndërsa ka shtuar se deri më tash plane të tilla nuk ekzistojnë.

Lexo edhe

Më shumë →
Facebook WhatsApp X
LIVE Rrethi i arabëve Prishtinë 26 kamera →
Pyet Zhurmën
Shërbime, enciklopedi dhe lajme