Gjergj Krasniqi ndjek ëndrrën në Hollywood krah Al Pacinos
Historia e shqiptarit që jeton në SHBA dhe ndërton njëkohësisht karrierën në aviacion dhe kinema.
Redaksia ZHURMA · · 1 min lexim
Gjergj Krasniqi po ndjek një rrugëtim të pazakontë ku disiplina e aviacionit takohet me pasionin për artin e aktrimit. Ai është një pilot i Forcave Ajrore të Shteteve të Bashkuara, instruktor aviacioni dhe aktor që synon të ndërtojë karrierën e tij në Hollywood. Prej dhjetë vitesh jeton në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, ku përveç angazhimit të tij në fushën e aviacionit, po përpiqet të bëjë realitet ëndrrën për t'u bërë pjesë e botës së madhe të kinemasë.