KOK-u: Kosova rrezikon humbjen e Lojërave Mesdhetare Prishtina 2030
Komiteti Olimpik kërkon ndërhyrje urgjente për projektin, ndërsa data kritike e mbledhjes ndërkombëtare afrohet.
Redaksia ZHURMA · · 2 min lexim
PRISHTINË — Komiteti Olimpik i Kosovës ka ngritur alarmin se projekti i organizimit të Lojërave Mesdhetare «Prishtina 2030» ndodhet para dështimit, duke kërkuar një ndërhyrje urgjente të Kryeministrit para mbledhjes vendimtare të 19 dhjetorit 2026 të Komitetit Ekzekutiv të ICMG-së. Sipas letrës së nënshkruar nga Sekretari i Përgjithshëm Besim Aliti, situata është rënduar nga anulimi i takimit të planifikuar në Athinë si pasojë e mungesës së delegimit me kohë të përfaqësuesve institucionalë.
KOK-u vë në pah se pengesë mbetet mospërmbushja e obligimeve financiare ndaj ICMG-së nga fatura e dërguar në qershor 2026, të cilat burojnë nga amendamentet e dhjetorit 2025 mes KOK-ut, Komunës së Prishtinës dhe Qeverisë së Kosovës në Buxhetin Operativ prej 253 milionë eurosh. Gjithashtu, u shpreh shqetësim për referencat qeveritare ndaj pretendimeve për korrupsion, duke garantuar se nuk ka pasur parregullsi. «Nuk duhet të lejojmë që dyshimet e paqarta, dezinformimet dhe këshillat e gabuara, mungesa e transparencës apo moskoordinimi institucional të dëmtojnë imazhin dhe besueshmërinë e këtij projekti», thuhet në reagim.
Siç raportoi Zhurma më 11 nëntor 2026, përgjegjësia e buxhetit për këtë ngjarje ka prodhuar përplasje edhe mes deputetëve dhe ministrave në Kuvend.
Lexo edhe
Më shumë →Koleksione · të dhëna të verifikuara
Vazhdo me më të lexuarat sot
Përditësuar