Rama përsërit thirrjen për dialog teksa sofra e gurit mbetet para Kryeministrisë
Kryeministri Edi Rama ripërsërit ftesën për bisedime, ndërkohë që protesta e studentëve dhe bojkotimi i mësimit nga pedagogët vijojnë.
Redaksia ZHURMA · · Përditësuar · 1 min lexim
Kryeministri Edi Rama ka përsëritur edhe këtë mëngjes ftesën për dialog drejtuar studentëve protestues, duke publikuar në rrjetet sociale videon e radhës me tryezën e gurtë gjashtëkëndore dhe letrën me mbishkrimin ‘dialog’ sipër saj. Sofra e gurit vijon të qëndrojë e vendosur para Kryeministrisë si simbol i ftesës për bisedime mbi kërkesat dhe shqetësimet e tyre.
Prej më shumë se 20 ditësh studentët dhe gjimnazistët vazhdojnë protestën e tyre, duke refuzuar ftesat e përsëritura të kreut të qeverisë për t'u ulur në një tryezë të përbashkët dhe duke kërkuar dorëheqjen e tij. Ndërkohë, në mbështetje të tyre janë rreshtuar edhe pedagogët, të cilët kanë bojkotuar procesin mësimor, ndërsa mbetet për t’u parë nëse palët do të gjejnë një rrugë komunikimi.