Sveçla: Goditet grup kriminal ndërkombëtar, kapen 37 kg heroinë
Policia ka arrestuar pesë persona dhe ka kontrolluar pesë lokacione në Prishtinë e Ferizaj, pas një operacioni kundër narkotikëve.
Redaksia ZHURMA · · 1 min lexim
Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, tha se është goditur një tjetër grup kriminal ndërkombëtar që kishte përgatitur për treg 37 kilogramë heroinë. Vlera e substancave narkotike dyshohet të jetë mbi gjysmë milion euro, ndërsa gjatë operacionit janë arrestuar pesë persona.
Aksioni u organizua nga policia, Agjencia e Kosovës për Inteligjencë dhe prokuroria, duke u shtrirë në rajonet e Ferizajt dhe Prishtinës. Gjatë këtij operacioni u kontrolluan pesë lokacione të dyshuara, kurse puna hetimore u zhvillua nga Sektori Qendror i Hetimeve i Drejtorisë për Hetimin e Trafikimit me Narkotikë në bashkëpunim me Prokurorinë Speciale.
Të arrestuarit e këtij aksioni janë Iskender Sale, Faton Sopa, Ali Cesuruglou, Veton Sopa dhe Agron Elezi.