Studentët paralajmërojnë protestë të re para Kryeministrisë të shtunën
Të rinjtë thërresin qytetarët në një protestë të re para Kryeministrisë, ndërsa vijojnë presionin për dorëheqjen e kryeministrit Edi Rama.
Redaksia ZHURMA · · Përditësuar · 1 min lexim
Të shtunën e 24 tetorit pritet të mbahet një tjetër protestë studentore para godinës së Kryeministrisë, me njoftimin e shpërndarë në rrjetet sociale që fton qytetarët të mblidhen në orën 11:00. Organizatorët kanë bërë të ditur përmes slloganit «Të shtunën, të gjithë në shesh!» se vendtakimi do të jetë në bulevardin «Dëshmorët e Kombit», ndërsa tubimi cilësohet si protestë rinore, popullore dhe e diasporës.
Kjo thirrje vjen ndërkohë që prej 10 ditësh studentët, gjimnazistët dhe të rinjtë po protestojnë në rrugët e Tiranës. Gjatë kësaj kohe, protestuesit kanë refuzuar ftesat për dialog dhe kanë kërkuar vazhdimisht dorëheqjen e kryeministrit Edi Rama.