Rama: Nuk e kemi tradhtuar askënd e as protestën kundër Speciales
Deputeti i PDK-së mohon akuzat se e kanë shuar protestën kundër Gjykatës Speciale.
Redaksia ZHURMA · · 1 min lexim
Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës, Rrahman Rama, ka hedhur poshtë pretendimet se është tradhtuar apo shuar protesta kundër Gjykatës Speciale. Gjatë një paraqitjeje në emisionin “Pressing” në T7, ai theksoi se ngjarja pati karakter popullor dhe mblodhi jo vetëm ish-pjesëtarë të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, por edhe qytetarë të tjerë nga shoqëria. «Nuk e kemi tradhtuar protestën, aty kanë qenë jo vetëm veteranët e UÇK-së, por edhe përtej tyre. Nuk ka pasur tradhti, akuza mund të ketë», u shpreh ai.
Lexo edhe
Më shumë →Koleksione · të dhëna të verifikuara
Vazhdo me më të lexuarat sot
Përditësuar