Rama ironizon Vetëvendosjen me pamje nga projekti në Gërmi
Kryetari i Prishtinës ka ndarë foto nga puna në terren në zonën e Gërmisë, duke shoqëruar postimin me një mesazh ironik ndaj partisë opozitare.
Redaksia ZHURMA · · 1 min lexim
Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, ka prezantuar përmes fotografive një projekt të realizuar në zonën e Gërmisë, duke ndarë me ndjekësit pamje nga puna në terren. Përmes një postimi në rrjetet sociale, ai ka shoqëruar fotografitë me një mesazh ironizues, duke iu referuar Lëvizjes Vetëvendosje. «Renderi, Bageri, Projekti», ka shkruar Rama në postimin e tij, ndërsa sipas publikimeve ai po i shpërndan në këtë formë të gjitha projektet e reja të kryeqytetit.