Gruaja vdes gjatë transportit nga Klinika e Klinës drejt Spitalit të Pejës
Policia nis hetimet pas vdekjes së një gruaje, gjendja e së cilës u përkeqësua gjatë kontrollit mjekësor.
Redaksia ZHURMA · · 1 min lexim
Një grua ka ndërruar jetë rrugës për në Spitalin Rajonal të Pejës, pasi gjendja e saj shëndetësore u përkeqësua gjatë kontrollit mjekësor në Qendrën Kryesore të Mjekësisë Familjare në Klinë. Pacientja ishte dërguar për trajtim në qendrën shëndetësore, ku gjatë ekzaminimit ka shfaqur komplikime të menjëhershme. Personeli mjekësor vendosi ta nisë me autoambulancë drejt spitalit rajonal, por mjekët atje konstatuan se ajo kishte arritur pa shenja jete.
Policia ka bërë të ditur se rasti është duke u trajtuar dhe se trupi i pajetë i viktimës, pas konsultimit me prokurorin e shtetit, është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për obduksion.