Qumështarët pa punë: 200 punëtorë largohen nga fabrikat
Fabrikat e qumështit kanë filluar largimin e punëtorëve pasi ua ndaluan prodhimin e disa produkteve.
Redaksia ZHURMA · · 1 min lexim
Fabrikat e qumështit kanë filluar largimin e punëtorëve nga puna pasi ua ndaluan prodhimin e disa produkteve. Gani Durmishi nga Shoqata e Industrisë së Qumështorëve ka thënë se rreth 200 punëtorë janë larguar nga puna për shkak se nuk kanë punë. Ai ka shtuar se largimi i punëtorëve do të ndodhë derisa qeveria nuk merr vendim që ua lejojë qumështarëve prodhimin e produkteve që ua ka ndaluar para disa muajsh.
Durmishi ka thënë se kompanitë nuk mund të rikuperojnë dëmet e shkaktuara pasi importi ka zënë raftet në markete. Ai ka shtuar se nga 1 nëntori priten edhe largime të tjera të punëtorëve.