Haxhiu: SHBA-ja është thelbësore për rrugën euroatlantike të Kosovës
Kryetarja e Kuvendit të Kosovës, Albulena Haxhiu, priti në takim të Ngarkuarës me Punë të Ambasadës së SHBA-ve, Wylita Bell.
Redaksia ZHURMA · · 1 min lexim
Kryetarja e Kuvendit të Kosovës, Albulena Haxhiu, priti në takim të Ngarkuarës me Punë të Ambasadës së SHBA-ve, Wylita Bell. Në takim u diskutuan prioritetet e Kuvendit në legjislaturën e njëmbëdhjetë dhe mundësitë për thellimin e bashkëpunimit me institucionet amerikane. Haxhiu theksoi se SHBA-ja mbetet aleati strategjik i Kosovës dhe se partneriteti me të është thelbësor për avancimin e rrugës euroatlantike të vendit. Ajo u shpreh falënderuese për mbështetjen që SHBA-ja i ka dhënë Kosovës ndër vite.