Vazhdo leximin
e mërkurë, 21 tetor 2026 Ne bëjmë zhurmë
ZHURMA
⌕ ☆

Policia Financiare kallëzon Jani Makradulit për keqpërdorim të pozitës zyrtare

Drejtoria e Policisë Financiare ngriti kallëzim penal kundër ish-drejtorit të "Postës" për keqpërdorim të pozitës dhe autoritetit zyrtar.

Redaksia ZHURMA · · 1 min lexim

Drejtoria e Policisë Financiare ngriti një kallëzim penal kundër Jani Makradulit, ish-drejtor i përgjithshëm dhe kryetar i Bordit Drejtues të SH.A. "Posta e Maqedonisë së Veriut", për keqpërdorim të pozitës dhe autoritetit zyrtar sipas nenit 353 të Kodit Penal. Sipas njoftimit, gjatë periudhës 2021–2022, Makraduli nuk zbati vendimet e Bordit Drejtues për pagesën e detyrimeve monetare ndaj dy kompanive juridike në shumën totale prej 19.292.984 denarësh. Pavarësisht dorëzimit të dokumenteve të nevojshëm, ai nuk nënshkroi marrëveshjen për pagesën, nuk konfirmoi faturat dhe nuk nënshkroi urdhëresat e pagesës. Pasojat e këtyre veprimeve ishin procedurat gjyqësore kundër shoqërisë, të cilat përcaktuan pagesën e kamatës ndëshkuese prej 10.968.483 denarësh.

Policia Financiare kallëzon Jani Makradulit për keqpërdorim të pozitës zyrtare
Foto: almakos.com

Lexo edhe

Më shumë →
Facebook WhatsApp X
LIVE Ulpianë, Prishtinë 25 kamera →