QMK: Zjarr në një barakë në lagjen Zhdanec të Shkupit
Një barakë është përfshirë nga flakët në Shkup, ndërsa zjarrfikësit kanë ndërhyrë për orë të tëra.
Redaksia ZHURMA · · 1 min lexim
SHKUP — Qendra për Menaxhim me Kriza ka njoftuar se gjatë natës së kaluar ka shpërthyer një zjarr në një barakë në rrugën «Zhdanec» në Shkup. Flakët kanë përfshirë një sipërfaqe prej rreth 80 metrash katrorë, ndërsa në operacionin për shuarjen e tyre janë angazhuar gjithsej 19 zjarrfikës të pajisur me shtatë automjete. Ndërhyrja e ekipeve në terren ka nisur në orën 23:35 dhe ka përfunduar rreth orës 01:30 pas mesnate.