Qeveria rikthen Bordin e Transparencës pas rritjes së çmimit të naftës
Ministrja Delina Ibrahimaj njoftoi vendimin për riaktivizimin e Bordit të Transparencës për shkak të rritjes së çmimit të karburanteve.
Redaksia ZHURMA · · Përditësuar · 1 min lexim
Qeveria ka vendosur rikthimin e Bordit të Transparencës pas rritjes së çmimit të naftës në treg. Lajmi është bërë i ditur nga ministrja e Ekonomisë dhe Inovacionit, Delina Ibrahimaj, pas mbledhjes së qeverisë.
Ibrahimaj u shpreh se prej më shumë se dy javësh çmimi i naftës qëndron në nivelin 222 lekë për litër. Sipas saj, vendimi për ringritjen e bordit u mor me qëllim aktivizimin e mekanizmit për reduktimin e akcizës me 20% sapo çmimi të kalojë vlerën 220 lekë.