Xhelal Mziu shpreh gatishmërinë për të kandiduar për Bashkinë e Kamzës
Deputeti i Partisë Demokratike ka deklaruar se është i hapur për të garuar në zgjedhjet lokale të 9 majit.
Redaksia ZHURMA · · 1 min lexim
Deputeti demokrat Xhelal Mziu ka shprehur gatishmërinë për të kandiduar për Bashkinë e Kamzës në zgjedhjet lokale të 9 majit. Gjatë një interviste në emisionin «Off the Record» në A2CNN, Mziu u shpreh se është i hapur për një kontribut të tillë dhe për të garuar kudo që i kërkohet.
«Po punoj intensivisht në qarkun e Dibrës, në qarkun e Tiranës dhe në Kamëz, për t’ia shkurtuar një orë e më parë qëndrimin në qeveri këtij lloj kryeministri», tha Mziu, duke shtuar se është i gatshëm të sjellë një frymë tjetër për qytetarët që të rikthehen në një Shqipëri evropiane pa Edi Ramën.
Më herët, Mziu ka drejtuar Bashkinë e Kamzës për tre mandate radhazi, pasi u zgjodh për herë të parë në krye të këtij institucioni në vitin 2007.