Vazhdo leximin
⌕ ☆
Ekonomi

Qeveria në detyrë miraton mbi 5.6 milionë euro transfere në mbledhje elektronike

Qeveria në detyrë ka miratuar transfere financiare prej 5.6 milionë eurosh, përfshirë 4.33 milionë euro për SHSKUK.

Redaksia ZHURMA · · Përditësuar · 1 min lexim

Qeveria në detyrë e Kosovës ka zhvilluar një mbledhje elektronike, ku ka miratuar transfere financiare në vlerë të përgjithshme prej 5 milionë e 633 mijë e 900 eurosh.

Foto: gazetametro.net
Foto: gazetametro.net

Shumica e mjeteve, rreth 4.33 milionë euro, janë ndarë për Shërbimin Spitalor, Klinik dhe Universitar të Kosovës (SHSKUK), për furnizim me barna nga Lista e Barnave Esenciale. Një milion euro janë transferuar në Ministrinë e Punëve të Brendshme për shpenzime operative, ndërsa 300 mijë euro i janë ndarë Komunës së Podujevës për obligime kontraktuale.

Në mbledhje është caktuar kompensimi mujor për anëtarët e Bordit të Drejtorëve të Korporatës së Ruajtjes së Energjisë (KRE – ESCorp). Gjithashtu, është miratuar dhënia në shfrytëzim e një parcele prej 999 metrash katrorë në Prizren, në pronësi të Agjencisë Pyjore të Kosovës, për nevoja të Ministrisë së Drejtësisë.

Qeveria ka nominuar tre përfaqësues të saj në Këshillin Konsultativ për Komunitete.

Lexo edhe

Më shumë →
Facebook WhatsApp X
LIVE Magjistralja Vushtrri-Mitrovice Vushtrri–Mitrovicë 26 kamera →
Pyet Zhurmën
Shërbime, enciklopedi dhe lajme