Zhurma Press E Shtunë · 15 Gusht 2026 — Prishtinë · Tiranë · Shkup · Diaspora Treguesi Kërko Ruajtur · 0 Abonohu falas
Lajmi i fundit · 12:40 60+ burime · klasifikim automatik · mbikëqyrje redaksionale
E fundit Edicioni 07:00 · Mëngjesi
ZHURMA
Ekonomi KOS

Çfarë do të bëjë Qeveria me 'Fondin e Konfiskimit'?

Pse themeloi Qeveria fondin për konfiskimin e pasurisë?

Redaksia ZHURMA 23:18 Përditësuar 07:14 1 min lexim
Çfarë do të bëjë Qeveria me 'Fondin e Konfiskimit'?
FOTO · Foto: Wikimedia Commons Arkivi ZHURMA

PRISHTINË — Qeveria në detyrë e Kosovës ka themeluar 'Fondin e Konfiskimit' për të menaxhuar pasurinë e konfiskuar nga vendimet gjyqësore. Ky fond do të shërbejë për pranimin dhe evidentimin e të hyrave që rrjedhin nga konfiskimi i pasurisë.

Qeveria ka miratuar vendimin për autorizimin e Ministrisë së Financave që të ndërmarrë veprimet e nevojshme për hapjen e një llogarie të dedikuar në kuadër të Llogarisë së Vetme të Thesarit (LlVTH), me emërtimin 'Fondi i Konfiskimit'.

Qeveria në dtyrë themeloi fondin pas një mbledhjeje elektronike ku u miratuan dy vendime, përfshirë Raporti i Konsoliduar Vjetor për Funksionimin e Sistemit të Kontrollit të Brendshëm të Financave Publike për vitin 2025. Burim: Klan Kosova
— Redaksia ZHURMA

Komentet
Radio Kosova 1 zhurma.fm