Zhurma Press E Mërkurë · 30 Shtator 2026 — Prishtinë · Tiranë · Shkup · Diaspora Treguesi Kërko Moti Rryma Ruajtur · 0 Abonohu falas
LIVE · 12:24 60+ burime · klasifikim automatik · mbikëqyrje redaksionale
E fundit
12:24 Ish-banorja e BBVK-së publikon foton nga pushimet me një mashkull12:20 PDK kushtëzon Kuvendin: Pa ligjin për Specialen nuk vazhdojmë12:20 Qasja e Vetëvendosjes ndaj ndryshimeve për Dhomat e Specializuara vlerësohet e pandershme12:17 Kurti shmang përgjigjen për Specialen, PDK mbledh Grupin Parlamentar12:17 Qeveria miraton marrëveshjet financiare për programet IPA me Bashkimin Evropian12:16 Kurti kërkon bashkëpunim politik për kundërshtimin e aktgjykimit ndaj ish-krerëve të…12:16 Partia Demokratike e Kosovës organizon konferencë për media në Kuvend12:12 Mobilizim në Skenderaj për protestën e nesërme për çlirimtarët12:04 Kurti kërkon marrëveshje për presidentin dhe fton partitë për bashkëpunim11:58 Festivali FemArt trajton temën e familjes përmes shfaqjeve
Edicioni 07:00 · Mëngjesi
ZHURMA
Kronikë e zezë KOS

Çfarë i ndodhi 25-vjeçarit që ra në Liqenin e Batllavës?

Pse nuk u gjet 25-vjeçari që dyshohet se ra në Liqenin e Batllavës?

Redaksia ZHURMA 22:44 Përditësuar 07:14 1 min lexim
Çfarë i ndodhi 25-vjeçarit që ra në Liqenin e Batllavës?
FOTO · Foto: Wikimedia Commons Arkivi ZHURMA

PRISHTINË — Kërkimet për 25-vjeçarin që dyshohet se ra në ujërat e Liqenit të Batllavës janë ndërprerë për ditën e sotme, dhe priten të vazhdojnë nesër pasi ende nuk ka gjurmë të tij.

Sipas Policisë së Kosovës, rreth orës 13:00 të ditës së sotme është pranuar informata se një person kishte hyrë në ujë në Liqenin e Batllavës dhe më pas nuk ishte parë të dilte.

Menjëherë pas njoftimit, në vendngjarje janë angazhuar njësitë e Policisë së Kosovës, Forca e Sigurisë së Kosovës dhe ekipet e kërkim-shpëtimit, të cilat kanë zhvilluar një operacion të gjerë në përpjekje për lokalizimin e tij.

Lajmi.net ka qëndruar në vendngjarje dhe ka marrë disa informacione shtesë lidhur me rastin.

Një punëtor i kompanisë që i kishte dhënë me qira varkën 25-vjeçarit ka deklaruar se para nisjes i kishte ofruar jelekun e shpëtimit, por ai e kishte refuzuar.

Kërkimet e zhvilluara deri në mbrëmje nuk dhanë rezultat, ndërsa operacioni u ndërpre për shkak të errësirës.

Pritet që kërkimet të vazhdojnë nga ekipet kompetente nesër.

Rrethanat e rastit janë ende duke u hetuar nga organet përkatëse.

Burim: Ekonomia Online
— Redaksia ZHURMA

Komentet