← Maqedoni
Live · Maqedoni · 07:52 · 12 Korrik 2026

Pse nuk miratohet Kodi Zgjedhor i Maqedonisë?

Komisionerja evropiane për Zgjerim Marta Kos theksoi se Maqedonia e Veriut ka përparuar në zbatimin e reformave, por miratimi i Kodit Zgjedhor mbetet një detyrim i fundit

— Shkup, Kodi Zgjedhor është shndërruar në një nga pikat më të ndjeshme momentalisht në Maqedoninë e Veriut. Ai është pjesë e agjendës së reformave që duhet të përmbushen. Për partitë politike në vend, Kodi Zgjedhor është bërë edhe një tjetër front i përplasjes mes pushtetit dhe opozitës.

Komisionerja evropiane për Zgjerim, Marta Kos, gjatë vizitës së saj në Shkup, e bëri të qartë se Maqedonia e Veriut ka përparuar në zbatimin e reformave, por se një nga detyrimet e fundit të mbetura është miratimi i Kodit Zgjedhor. Sipas saj, vendi ka zbatuar 90 përqind të reformave të dakorduara, ndërsa 10 përqind të mbetura lidhet me këtë ligj, raporton Portalb.mk.

Miratimi i Kodit Zgjedhor, shtoi ajo, nuk është vetëm çështje e përmbushjes së një kriteri formal ndaj BE-së, por lidhet edhe me përfitime konkrete financiare. “Meqenëse keni zbatuar 90% të 10 reformave që duhen dorëzuar më 15 korrik, edhe 10% e fundit, që është kodi zgjedhor, do të miratohet dhe u bëj thirrje të gjitha partive për një konsensus ndërpartiak për 100% sukses.

Kryeministri Hristijan Mickoski gjatë konferencës me Kos, e shfrytëzoi çështjen e Kodit Zgjedhor për t’i bërë thirrje opozitës për konsensus, si dhe për ta kritikuar, duke thënë se Qeveria ka qenë e gatshme për marrëveshje dhe se partitë opozitare duhet të arrijnë një qëndrim të përbashkët.

Sipas tij, është e panevojshme që vendi të rrezikojë humbjen e fondeve evropiane për shkak të një mosmarrëveshjeje politike. Mickoski tha se Qeveria është e gatshme të pranojë një propozim të dakorduar mes opozitës, duke përfshirë rekomandimet e OSBE-së dhe çështjen e votimit të diasporës.

Partitë kanë ngecur në çështjet nëse do të mbeten gjashtë zona zgjedhore apo do të vendoset një zonë e vetme zgjedhore, votimi elektronik i diasporës dhe rishpërndarja e fondeve për reklamimin mediatik mes partive të mëdha dhe të vogla. Këto janë pengesat kryesore për shkak të të cilave ndryshimet në Kodin Zgjedhor janë bllokuar në Kuvend nga opozita me rreth 14 mijë amendamente

Nëse vazhdohet kështu, Kodi Zgjedhor me shumë gjasa nuk do të përfshihet në ligjet reformuese të zbatuara për të cilat Maqedonia duhet të paraqesë raport në Komisionin Evropian më 15 korrik mbi atë që është bërë deri në fuqi

— Burim: Portalb, https://portalb.mk/mosmiratimi-i-kodit-zgjedhor-te-rmv-se-futi-ne-loje-edhe-be-ne-pak-shprese-per-fondet-prej-4-2-milione-eurosh/ — Redaksia ZHURMA

Reklamë · nga shtëpia
ZhurmaStudio
Përmbajtje, rrjete sociale, ueb dhe AI — nga ekipi që bën këtë faqe.
Njihu me Studion →
Lidhje nga arkiva

Të ngjashme

sipas temës · #maqedoni

Më të lexuarat sot

Top 10
Si ju la ky artikull?

Bisedoni

Komentet janë të hapura për anëtarët e Zhurma. Llogaria është falas — krijo një ose hyr për me e thanë mendimin.

Vure re një gabim në këtë artikull? Na shkruaj te zhurmapress@gmail.com — përgjigjemi brenda 72 orëve. · Standardet §6

Zbulo Zhurmën