Pse një djalë në Kamenicë i vuri zjarr punëtorisë së babait?
Çfarë motivoi një 18-vjeçar të tentojë të djegë dy punëtori në Kamenicë, duke filluar nga ajo e babait të tij?
KAMENICË — Një 18-vjeçar është arrestuar pasi dyshohet se ka vënë zjarr punëtorisë së babait të tij dhe ka tentuar të bëjë të njëjtën gjë me një tjetër punëtori në Kamenicë.
Sipas raportit të Policisë së Kosovës, ngjarja ka ndodhur mbrëmë rreth orës 22:40. Dyshuari fillimisht i ka vënë zjarrin punëtorisë së babait, pastaj ka tentuar të dëmtojë edhe atë të një tjetri. Me vendim të prokurorit, ai është dërguar në mbajtje, ndërsa hetimet vazhdojnë.
Burim: Gazeta Metro
— Redaksia ZHURMA
Bisedoni
Komentet janë të hapura për anëtarët e Zhurma. Llogaria është falas — krijo një ose hyr në llogarinë tënde për me e thanë mendimin.