Vazhdo leximin
⌕ ☆
Sport

Wenger shqyrton kandidimin për FIFA-n dhe mund të sfidojë Infantinon

Ish-trajneri i Arsenalit po vlerëson hyrjen në garën për kreun e organizatës botërore.

Redaksia ZHURMA · · 1 min lexim

Gara për drejtimin e organizatës botërore të futbollit mund të sjellë përfshirjen e Arsene Wenger, i cili po vlerëson mundësinë e kandidimit për president në zgjedhjet e ardhshme. Sipas gazetës franceze «L’Équipe», ish-tekniku 77-vjeçar i Arsenalit është gjithnjë e më afër hyrjes në këtë garë përballë Gianni Infantinos, i cili po bëhet gati të kërkojë një mandat të ri.

Wenger shqyrton kandidimin për FIFA-n dhe mund të sfidojë Infantinon
Foto: albeu.com

Wenger, që aktualisht mban postin e drejtorit të zhvillimit global të futbollit në FIFA, ende nuk e ka marrë një vendim përfundimtar, ndërsa përgjigjja pritet të bëhet e ditur në mesin e javës së ardhshme pas disa takimeve. Përvoja ndërkombëtare dhe fakti se nuk vjen nga rrethet e UEFA-s mund ta ndihmojnë atë të sigurojë mbështetjen e disa federatave, ndërsa raportohet se gëzon reputacion të madh në Afrikë dhe Azi, si dhe mbështetje nga disa punonjës brenda institucionit. Në rast fitoreje, francezi pritet të synojë vetëm një mandat katërvjeçar.

Kujtojmë se synimin për të garuar kundër Infantinos e ka bërë tashmë të ditur Kozo Tashima, president i Federatës Japoneze të Futbollit. Nëse të dyja kandidaturat konfirmohen, presidenti aktual mund të përballet me dy kundërshtarë në garën për kreun e shtëpisë së futbollit botëror.

Lexo edhe

Më shumë →
Facebook WhatsApp X
LIVE Pejton 2, Prishtinë 26 kamera →
Pyet Zhurmën
Shërbime, enciklopedi dhe lajme