Protestë në Vlorë kundër muzeut hebraik
Qytetarët e Vlorës kanë protestuar sërish kundër ndërtimit të Muzeut Hebraik, ndërsa Sali Berisha e ka quajtur nismë pozitive.
Redaksia ZHURMA · · Përditësuar · 1 min lexim
VLORË — Qytetarët e Vlorës janë ngritur sërish në protestë pranë kantierit të Muzeut Hebraik, duke kundërshtuar ndërtimin e tij në qendrën historike dhe brenda territorit ku gjendet Muzeu Etnografik, i njohur ndryshe si klubi “Labëria”. Ndërkohë, kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, gjatë një bashkëbisedimi me qytetarë në rrjetet sociale, e cilësoi projektin për ndërtimin e muzeut hebraik si një nismë pozitive, duke përmendur gjithashtu historinë e komunitetit hebraik dhe mbrojtjen që shqiptarët u bënë atyre.
Lexo edhe
Më shumë →Koleksione · të dhëna të verifikuara
Vazhdo me më të lexuarat sot
Përditësuar