Vazhdo leximin
e shtunë, 31 tetor 2026 Ne bëjmë zhurmë
⌕ ☆
Politikë

450 demokratë nga Vlora, Himara dhe Saranda nisen drejt protestës

Rreth 450 anëtarë dhe simpatizantë të opozitës janë nisur drejt Tiranës për t'iu bashkuar tubimit në mbështetje të kauzës së studentëve.

Redaksia ZHURMA · · 1 min lexim

VLORË — Rreth 450 demokratë nga Vlora, Himara dhe Saranda janë nisur drejt kryeqytetit për të marrë pjesë në protestën e Partisë Demokratike në mbështetje të studentëve. Vetëm nga dega e qytetit bregdetar janë nisur rreth 300 simpatizantë, çka shënon një ulje prej rreth 50 personash krahasuar me tubimin e fundjavës së kaluar, kur nga i njëjti qytet udhëtuan rreth 350 veta.

450 demokratë nga Vlora, Himara dhe Saranda nisen drejt protestës
Foto: boldnews.al

Organizimi është kryer me automjete private pa përdorur autobusë apo furgonë, ndërsa makinat janë regjistruar paraprakisht nga administratorët e tyre në degën e partisë. Lëvizja e automjeteve është realizuar në fashën orare 07:00-08:30, kurse për mbështetësit që nuk kanë pasur mjete personale janë siguruar vende në makinat e pjesëmarrësve të tjerë. Krahas strukturave opozitare, në drejtim të Tiranës janë nisur edhe qytetarë të tjerë nga Himara e zonat përreth për t'iu bashkuar tubimit.

Facebook WhatsApp X

Lexo edhe

Më shumë →
LIVE Brezovica 2 Brezovicë 26 kamera →
Pyet Zhurmën
Shërbime, enciklopedi dhe lajme