Vazhdo leximin
e shtunë, 31 tetor 2026 Ne bëjmë zhurmë
⌕ ☆
Politikë

Homazhe në Kuvend për ndarjen nga jeta të diplomatit Bashkim Zeneli

Të hënën do të mbahen homazhet në Kuvend për ish-deputetin dhe ambasadorin Bashkim Zeneli, i cili u nda nga jeta në moshën 78-vjeçare.

Redaksia ZHURMA · · 2 min lexim

Të hënën do të zhvillohen homazhet në nderim të diplomatit, ish-deputetit dhe publicistit Bashkim Zeneli, i cili u nda nga jeta në moshën 78-vjeçare. Ceremonia mortore mbahet pranë Sallës së Seancave Plenare të Kuvendit të Shqipërisë, nga ora 11:00 deri në 13:00, ku familjarë, miq dhe përfaqësues të institucioneve do t'i japing lamtumirën e fundit, ndërsa kortezhi mortor do të niset drejt varrezave të Sharrës.

Homazhe në Kuvend për ndarjen nga jeta të diplomatit Bashkim Zeneli
Foto: albeu.com

Zeneli ka lënë pas një karrierë të gjatë në gazetari, politikë dhe diplomaci, duke shërbyer si ambasador i Shqipërisë në Gjermani gjatë viteve 1998–2002 dhe në Greqi gjatë periudhës 2002–2005. I diplomuar në Drejtësi, ai punoi fillimisht si përkthyes dhe më pas u përfshi në politikë pas vitit 1991 si sekretar për marrëdhëniet me jashtë në Partinë Socialiste, ndërsa u zgjodh deputet për dy legjislatura dhe shërbeu si nënkryetar i Komisionit Parlamentar për Politikën e Jashtme.

Gjatë misionit të tij në Gjermani, ai u angazhua për çështjen e Kosovës, kurse në Greqi u përqendrua te marrëdhëniet dypalëshe dhe mbështetja për komunitetin shqiptar. Për kontributin e tij në politikën e jashtme, presidenti i atëhershëm Ilir Meta e nderoi në vitin 2018 me titullin «Mjeshtër i Madh», ndërsa ai u shpall gjithashtu «Qytetar Nderi» i Athinës dhe mori medaljen e artë «Zgalemi i Lirisë».

Facebook WhatsApp X

Lexo edhe

Më shumë →
LIVE Vërmicë 26 kamera →
Pyet Zhurmën
Shërbime, enciklopedi dhe lajme