Vazhdo leximin
e mërkurë, 28 tetor 2026 Ne bëjmë zhurmë
⌕ ☆
Politikë

Protesta e 55-të për Zvërnecin — qytetarët kërkojnë qeveri tranzitore

Aktivistët kërkojnë ndryshime në sistemin politik dhe largimin e Edi Ramës

Redaksia ZHURMA · · Përditësuar · 1 min lexim

TIRANË — Ka vijuar këtë të premte në Tiranë protesta e 55-të kundër investimit në zonën e Zvërnecit. Aktivistë të shoqërisë civile dhe qytetarë u mblodhën fillimisht në sheshin “Skënderbej”, ku mbajtën pankarta dhe parulla me kërkesa politike, përfshirë thirrje për largimin e kryeministrit Edi Rama dhe ndryshime në sistemin politik.

Protesta e 55-të për Zvërnecin — qytetarët kërkojnë qeveri tranzitore
Foto: Flamingo Revolution Tirana Protest nr22 June 21 2026 07 / Wikimedia Commons

Protestuesit përsëritën kërkesën për krijimin e një qeverie tranzitore, me argumentin se kjo do të mundësonte, sipas tyre, rikthimin e funksionimit demokratik të institucioneve. Kërkesat e protestuesve mbeten ndryshimi i ligjit zgjedhor, shfuqizimi i ligjit për investitorët strategjikë, kundërshtimi i Paketës së Maleve, si dhe ndryshimeve që lidhen me zonat e mbrojtura dhe trashëgiminë kulturore.

Protesta është organizuar prej 55 ditësh, me fokus kryesor kundërshtimin e investimeve të planifikuara në zonën e Zvërnecit. Në fjalën e rastit, protestuesit i’u përgjigjën Kryeministrit Rama lidhur me dokumentin e hartuar prej tij, të emërtuar “Besa”, me fokus përmirësimin e qeverisjes së vendit.

Burim: Zëri
— Redaksia ZHURMA

Facebook WhatsApp X

Lexo edhe

Më shumë →
LIVE Vërmicë 25 kamera →
Pyet Zhurmën
Shërbime, enciklopedi dhe lajme