Çfarë kërkon protesta në ditën e 27-të para Kryeministrisë?
Qytetarët kërkojnë dorëheqjen e qeverisë, krijimin e një qeverie teknike dhe ndryshime kushtetuese përmes referendumit.
TIRANË — Qytetarët kanë shënuar ditën e 27-të të protestave në kryeqytet me një marshim në bulevard drejt Kryeministrisë. Gjatë tubimit, protestuesit kanë përsëritur pesë kërkesat kryesore, ndërsa përmes pankartave kanë kujtuar 82-vjetorin e gjenocidit ndaj shqiptarëve të Çamërisë, duke i dhënë ngjarjes një dimension kombëtar dhe historik.
Kërkesat e protestuesve përfshijnë dorëheqjen e panegociueshme të Kryeministrit dhe qeverisë, si dhe krijimin e një qeverie teknike tranzitore dhe jopartiake me mandat 12-mujor. Gjithashtu, kërkohen ndryshime kushtetuese për barazinë para ligjit, të miratuara me referendum popullor, duke përfshirë reformimin e Kodit Zgjedhor dhe kufizimin e mandatit të Kryeministrit në maksimumi dy mandate gjatë gjithë jetës politike.
Protestuesit kërkojnë anulimin e ndryshimeve në ligjet për "Zonat e Mbrojtura" dhe "Trashëgiminë kulturore", si dhe shfuqizimin e "Paketës së Maleve" dhe kuadrit ligjor për "Investimet Strategjike". Një pikë qendrore është krijimi i një kontrate të re sociale mes qytetarëve dhe shtetit, e përpiluar pas konsultimeve me intelektualë dhe ekspertë të propozuar nga vetë sheshi.
Një pjesë e manifestuesve janë qëndruar para Kryeministrisë deri në orët e para të mëngjesit për të siguruar vijimësinë e protestës. Gjatë fjalës në shesh, nismëtari Kola ka lidhur çështjen e Çamërisë me kërkesat aktuale, duke deklaruar "Rama n'burg, Berisha n'burg" në një moment tensioni politik.
Burim: Report Tv
— Redaksia ZHURMA
Bisedoni
Komentet janë të hapura për anëtarët e Zhurma. Llogaria është falas — krijo një ose hyr në llogarinë tënde për me e thanë mendimin.