Promovohet monografia kushtuar piktorëve shqiptarë të Malit të Zi në Ulqin
Në hotelin “Mediteran” në Ulqin u mbajt promovimi i monografisë “Piktorët shqiptarë të Malit të Zi – Ura e ngjyrave të Mesdheut”.
Redaksia ZHURMA · · 1 min lexim
Në kuadër të manifestimit për kulturën e pakicave, në qytetin e Ulqinit u prezantua vepra artistike që sjell në vëmendje krijimtarinë e artistëve shqiptarë të kësaj zone. Monografia e re, me autor Bozhidar Proroçiq dhe e botuar nga Qendra për Ruajtjen dhe Zhvillimin e Kulturës së Pakicave në Mal të Zi (CEKUM), përmban gjithsej 296 faqe dhe u shoqërua gjithashtu me hapjen e një ekspozite me punimet e autorëve vendorë.
Gjatë këtij aktiviteti kulturor, drejtori i CEKUM-it, Gzim Hajdinaga, theksoi se diversiteti kulturore dhe respekti reciprok mbeten ndër vlerat më të rëndësishme shoqërore. Në këtë botim dygjuhësh janë përfshirë dymbëdhjetë artistë të njohur nga Ulqini, të cilët kontribuojnë në pasurimin e skenës vizuale dhe të dialogut ndërkulturor. Pjesë e ngjarjes ishin edhe figura të shquara të fushës akademike dhe artistike, përfshirë lektorin Velko Gjukanoviq dhe kritikun e artit figurativ Hivzi Muharremi, të cilët vlerësuan qasjen krijuese dhe përmbajtjen e librit.