Vazhdo leximin
⌕ ☆
Kronikë

Prokurorja Laura Pula pensionohet pas karrierës në sistemin prokurorial

Prokurorja Laura Pula ka arritur moshën e pensionimit, pas një karriere shumëvjeçare në sistemin prokurorial të Kosovës.

Redaksia ZHURMA · · Përditësuar · 1 min lexim

Prokurorja Laura Pula ka arritur moshën e pensionimit, pas një karriere shumëvjeçare në sistemin prokurorial të Kosovës. Në Zyrën e Kryeprokurorit të Shtetit u organizua një takim përcjellës në nderim të punës dhe kontributit të saj ndër vite.

Foto: www.epokaere.com
Foto: www.epokaere.com

Kryeprokurori i Shtetit, Zejnulla Gashi, i ndau prokurores Pula mirënjohje për kontributin, përkushtimin dhe profesionalizmin e treguar gjatë ushtrimit të detyrës. Ai vlerësoi lart angazhimin dhe përgjegjshmërinë e saj profesionale në shërbim të institucionit dhe sistemit të drejtësisë, duke i uruar shëndet, mirëqenie dhe çdo të mirë në etapën e re të jetës.

Në përfundim të takimit, Laura Pula shprehu mirënjohjen dhe falënderimin për bashkëpunimin ndër vite, duke vlerësuar kolegët dhe bashkëpunëtorët me të cilët ka punuar gjatë karrierës së saj profesionale.

Facebook WhatsApp X
LIVE Gjilani 26 kamera →

Lexo edhe

Më shumë →
Pyet Zhurmën
Shërbime, enciklopedi dhe lajme