Vazhdo leximin
⌕ ☆
Kronikë

Prokuroria Speciale akuzon 20 personë për krime lufte në Gjakovë

Aktakuza përfshin vrasjen e 107 civilëve gjatë operacioneve 1998-1999, me propozim për gjykim në mungesë.

Redaksia ZHURMA · · Përditësuar · 1 min lexim

GJAKOVË — Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës ka ngritur aktakuzë kundër 20 të dyshuarve për krime lufte kundër popullsisë civile në Komunën e Gjakovës, akuzojnë për pjesëmarrje në vrasjen e 107 civilëve gjatë viteve 1998-1999.

Prokuroria Speciale akuzon 20 personë për krime lufte në Gjakovë
Foto: Kosovo War victims memorial and cemetery in Gjakova 1 / Wikimedia Commons

Sipas aktakuzës, M.K., atëherë shef i Sekretariatit të Punëve të Brendshme në Gjakovë, R.C., komandant i Njesive të Policisë së Posaçme, dhe M.D., komandant i Brigadës së 52-të të Artilerisë Raketore, së bashku me 17 të tjerë anëtarë të njësive të lartëcekura, kanë koordinuar operacionin ushtarak-policior ku gratë dhe fëmijët u ndanë nga burrat, gratë u plaçkitan dhe u hoqën vlerat, ndërsa burrat u ekzekutuan në shtëpi, oborre dhe pranë "Urës së Taliqit", me shtëpi të dogjitura.

Prokuroria ka kërkuar mbajtjen e gjykimit në mungesë të të pandehurve. Burim: Lajmi.net
— Redaksia ZHURMA

Lexo edhe

Më shumë →
Facebook WhatsApp X
Gjeni një gabim? Na shkruani dhe e korrigjojmë
LIVE Bregu i Diellit 2 Prishtinë 26 kamera →
Pyet Zhurmën
Shërbime, enciklopedi dhe lajme