Vazhdo leximin
e martë, 13 tetor 2026 Ne bëjmë zhurmë
ZHURMA
⌕ ☆

Prokuroria nis hetimet ndaj Edonisa Aliut pas pamjeve të sigurisë

Pamjet e kamerave kanë ndryshuar rrjedhën e rastit mes ish-futbollistes dhe trajnerit Liridon Leci, duke sjellë nisjen e hetimeve për dy vepra penale.

Redaksia ZHURMA · · 1 min lexim

Një konflikt i regjistruar pas përfundimit të një emisioni televiziv në RTV Dukagjini ka marrë një kthesë tjetër, pasi autoritetet e drejtësisë kanë siguruar incizimet e kamerave. Prokuroria Themelore në Prishtinë bëri të ditur se pamjet e shqyrtuara nga Njësia e Hetimeve nuk përputhen me dëshminë e dhënë më parë nga ish-futbollistja Edonisa Aliu.

Prokuroria nis hetimet ndaj Edonisa Aliut pas pamjeve të sigurisë
Foto: sinjali.com

Sipas zëdhënëses Kaltrina Shala, në regjistrimet e siguruara vërehet se ish-futbollistja e ka kapur për fyti dhe e ka goditur në fytyrë trajnerin Liridon Leci. Për shkak të këtyre gjetjeve, institucioni i akuzës ka ndërmarrë hapa ligjorë duke iniciuar procedurë për veprat penale të lëndimit të lehtë trupor dhe të deklarimit të rremë.

Në fazën fillestare, Aliu ishte paraqitur si pale e dëmtuar, duke pretenduar se ishte fyer dhe sulmuar gjatë përplasjes. Ajo gjithashtu kishte kërkuar ndihmë mjekësore në Obiliq, mirëpo raporti përkatës mjekësor nuk kishte shfaqur ndonjë shenjë apo gërvishtje në trup.

Lexo edhe

Më shumë →
Facebook WhatsApp X
LIVE Brezovicë 26 kamera →