Gani Geci ndalohet për 48 orë pas kallëzimit nga gazetari Lirim Mehmetaj
Gani Geci ndalohet për 48 orë pas intervistimit nga hetuesit e Krimeve të Rënda, lidhur me kallëzimin për kanosje.
Redaksia ZHURMA · · 1 min lexim
Gani Geci është ndaluar për 48 orë pas shoqërimit në polici dhe intervistimit nga hetuesit e Krimeve të Rënda. Geci ishte shoqëruar në polici në orët e mbrëmjes, ndërsa ndalimi i tij pason kallëzimin e bërë nga gazetari Lirim Mehmetaj për rastin e kanosjes.
Sipas deklarimeve të gazetarit, ai ishte kërcënuar nga anëtarë të familjes Geci pasi kishte refuzuar të fshinte ose të ndryshonte një postim kritik ndaj deputetit të Lëvizjes Vetëvendosje, Fatos Geci, duke e denoncuar më pas rastin në polici.