Vazhdo leximin
e martë, 13 tetor 2026 Ne bëjmë zhurmë
ZHURMA
⌕ ☆

Gani Geci arrestohet nën dyshimin për kanosjen e gazetarit Lirim Mehmetaj

Gani Geci është arrestuar nga Policia e Kosovës nën dyshimin për veprën penale të kanosjes pas një konflikti lidhur me një postim.

Redaksia ZHURMA · · 1 min lexim

Gani Geci është arrestuar nga Policia e Kosovës nën dyshimin për kryerjen e veprës penale «Kanosje». Rasti ka lidhje me deklaratat e gazetarit Lirim Mehmetaj të dhëna në emisionin «Debat Plus», ku ai kishte pretenduar se ishte kontaktuar nga Gani Geci me kërkesën për të larguar ose ndryshuar një postim që kishte të bënte me deputetin e Lëvizjes Vetëvendosje, Fatos Geci.

Gani Geci arrestohet nën dyshimin për kanosjen e gazetarit Lirim Mehmetaj
Foto: tetovasot.com

Sipas deklarimeve të Mehmetajt, ai e kishte refuzuar kërkesën, ndërsa më pas përfaqësues të familjes Geci kishin shkuar në zyrën e tij dhe e kishin kërcënuar. Gazetari bëri të ditur se ngjarjen e kishte denoncuar në Policinë e Kosovës. Gjatë transmetimit të emisionit, moderatori Ermal Panduri njoftoi se Gani Geci ndodhej në parkingun e televizionit ku po zhvillohej debati, ndërsa më vonë u raportua për arrestimin e tij. Deri në publikimin e lajmeve, Policia e Kosovës nuk kishte dhënë detaje zyrtare rreth arrestimit.

Lexo edhe

Më shumë →
Facebook WhatsApp X
LIVE Rrethi i Çagllavicës Prishtinë 26 kamera →