Sekreti i bunkerëve të regjimit komunist në Shqipëri
Numri i saktë i bunkerëve të ndërtuar gjatë kohës komuniste mbetet i panjohur për publikun.
Redaksia ZHURMA · · 1 min lexim
Instancat më të larta të ushtrisë shqiptare, Ministria e Punëve të Mbrojtjes dhe NATO-ja janë të vetmet që e dinë numrin e saktë të bunkerëve në Shqipëri, sipas të dhënave të bëra publike. Këto objekte të ndërtuara gjatë periudhës së regjimit komunist përfshihen në çështjet ushtarake që në çdo vend të botës kanë ruajtur karakterin sekret, një status që vazhdon të mbetet në fuqi edhe në kohën e sotme. Sipas shkrimit të autorit Xhelal Zejneli, askush tjetër nuk ka informacion të saktë për shifrën e saktë të tyre.