Abuzim seksual në Shkup, i mituri nga institucioni lëshohet dhe abuzohet
Një rast i rëndë abuzimi seksual ndaj një të mituri në Shkup është denoncuar në polici nga një institucion publik për përkujdesjen e fëmijëve.
Redaksia ZHURMA · · 1 min lexim
SHKUP — Një ngjarje e rëndë është raportuar në Shkup, ku një i mitur që ndodhej nën përkujdesjen e një institucioni publik për fëmijë dyshohet se është shfrytëzuar seksualisht nga persona të rritur. Sipas Ministrisë së Punëve të Brendshme, viktima e dyshuar ishte larguar paraprakisht nga institucioni përkatës.
Rasti është denoncuar në SPB Shkup nga vetë institucioni publik, i cili ka njoftuar se i mituri kishte kryer marrëdhënie seksuale me persona të rritur brenda një banese. Autoritetet policore bëjnë të ditur se tashmë kanë nisur ndërmarrjen e masave për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes, ndërsa deri më tani nuk janë publikuar detaje shtesë mbi identitetin e të dyshuarve apo ndonjë arrestim të mundshëm.
Lexo edhe
Më shumë →Koleksione · të dhëna të verifikuara
Vazhdo me më të lexuarat sot
Përditësuar



