Vazhdo leximin
⌕ ☆
Kronikë

Prokuroria e Përgjithshme kundër draftit të pagave për magjistratët

Prokuroria e Përgjithshme i është drejtuar Kuvendit me një qëndrim zyrtar ku kundërshton projektligjin për pagat e magjistratëve.

Redaksia ZHURMA · · 1 min lexim

Prokuroria e Përgjithshme i është drejtuar Kuvendit të Shqipërisë me një qëndrim zyrtar duke kundërshtuar draftin për rritjen me 2% të pagës referuese për magjistratët. Sipas institucionit, ky projektligj nuk garanton zbatimin e plotë të vendimit të Gjykatës Kushtetuese dhe krijon diferenca të pajustifikuara e jo harmonike mes niveleve të ndryshme të gjykatave dhe prokurorive.

Prokuroria e Përgjithshme kundër draftit të pagave për magjistratët
Foto: javanews.al

Më herët, Gjykata Kushtetuese kishte shpallur antikushtetuese disa dispozita të ligjit të vitit 2023 që ndryshonin formulën e përllogaritjes së pagave të gjyqtarëve dhe prokurorëve, duke lënë detyrë ndërhyrjen ligjore.

Facebook WhatsApp X
LIVE Pejton 2, Prishtinë 26 kamera →

Lexo edhe

Më shumë →
Pyet Zhurmën
Shërbime, enciklopedi dhe lajme