Vazhdo leximin
⌕ ☆
Kronikë

Kush u zgjodhën prokurorë publikë?

Këshilli i prokurorëve publikë i zgjodhi Stojançe Arnaudovskinh për prokuror themelor publik të Prokurorisë themelore publike Ohër

Redaksia ZHURMA · · Përditësuar · 1 min lexim

SKOPJË — Këshilli i prokurorëve publikë në mbledhjen e sotme solli Rregullore të re për punë dhe zgjodhi disa prokurorë themelorë publikë dhe prokurorë publikë në disa prokurori të vendit. Disa nga kandidatët e zgjedhur edhe deri më tani kanë udhëhequr me prokuroritë, raporton MIA. Këshilli unanimisht i zgjodhi Stojançe Arnaudovskinh për prokuror themelor publik të Prokurorisë themelore publike Ohër dhe Neat Suroin për prokuror themelor publik të Prokurorisë themelore publike Dibër.

Kush u zgjodhën prokurorë publikë?
Foto: Ilustrim · Rochester City Court part 1 courtroom (CC BY-SA 4.0) / Wikimedia Commons

Prokurorët e rinj u emëruan në disa qytete të Maqedonisë, përfshirë Radovishin, Koçanin dhe Shkupin. Në shpjegimin e anëtarëve të Këshillit, të cilët individualisht u shprehën për çdo kandidat, u theksua se është e rëndësishme që në konkurse të paraqiten kandidatë për vende udhëheqëse në prokurori, duke e marrë parasysh mungesën e kuadrit të prokurorëve në disa zona.

Në fillim të seancës, anëtarët e Këshillit e miratuan edhe Rregulloren e re për punën e Këshillit të prokurorëve publikë. Në mbledhjen u soll edhe vendimi për zgjedhje të prokurorit publik në Prokurorinë themelore publike Resnjë, me ç’rast u zgjidh Eroll Sherif, ndërsa unanimisht prokuror publik në Prokurorinë themelore publike Shkup e zgjodhën Zoran Markovskin.

*Burim: Tetova Sot, https://tetovasot.com/2026/07/u-zgjodhen-prokuroret-publike-ne-prokurorite-e-kater-qyteteve-te-maqedonise-se-veriut/ — Redaksia ZHURMA*

Lexo edhe

Më shumë →
Facebook WhatsApp X
LIVE Bregu i Diellit 2 Prishtinë 26 kamera →
Pyet Zhurmën
Shërbime, enciklopedi dhe lajme