Vazhdo leximin
e enjte, 22 tetor 2026 Ne bëjmë zhurmë
ZHURMA
⌕ ☆

Prizren: Stafi i shkollës i shpëton jetën nxënësit me laps në fyt

Një nxënës i klasës së gjashtë në Prizren shpëton pas ndërhyrjes emergjente të stafit të shkollës «Emin Duraku».

Redaksia ZHURMA · · 1 min lexim

PRIZREN — Një nxënës i klasës së gjashtë në Shkollën Fillore dhe të Mesme të Ulët «Emin Duraku» në Prizren është ballafaquar me vështirësi në frymëmarrje, pasi një pjesë e lapsit kimik i kishte mbetur në fyt. Drejtori i shkollës, Rrahim Bektashi, tregon se reagimi i shpejtë dhe bashkëpunimi i personelit bënë të mundur dhënien e ndihmës në kohë për t’i liruar rrugët e frymëmarrjes nxënësit.

Prizren: Stafi i shkollës i shpëton jetën nxënësit me laps në fyt
Foto: prizrenpress.com
Video · Facebook ↗

Në këtë ndërhyrje emergjente u përfshinë koordinatorja Fellanza Kirajtani, asistentja Rrezarta Bytyqi, zëvendësdrejtori Akif Gashi dhe mësimdhënësi Ismail Morina, të cilët bashkërenduan veprimet e tyre. Drejtoria e shkollës vlerësoi se ky rast dëshmon rëndësinë e pranisë së mendjes dhe gatishmërisë në situata kritike.

«Sot dëshmuam se shkolla nuk është vetëm vend i dijes dhe edukimit, por edhe një vend ku kujdesi, solidariteti dhe përgjegjësia njerëzore mund të shpëtojnë jetë!», theksohet në njoftim.

Lexo edhe

Më shumë →
Facebook WhatsApp X
LIVE Bregu i Diellit 2 Prishtinë 25 kamera →