Hargreaves takon komandantin e ri të KFOR-it, Roberto Vergori
Ambasadori britanik Jonathan Hargreaves ka pritur në takim gjeneralmajorin Roberto Vergori.
Redaksia ZHURMA · · Përditësuar · 1 min lexim
Ambasadori i Mbretërisë së Bashkuar në Kosovë, Jonathan Hargreaves, ka pritur në takim komandantin e ri të KFOR-it, gjeneralmajorin Roberto Vergori. Gjatë këtij takimi, palët kanë diskutuar lidhur me rolin e këtij misioni në mbështetjen e sigurisë dhe të stabilitetit në vend.
Nëpërmjet një postimi në rrjetin social Facebook, ambasadori Hargreaves ka ritheksuar përkushtimin e shtetit të tij për të mbështetur misionin e KFOR-it. «Mbretëria e Bashkuar është krenare për kontributin e saj të gjatë në KFOR dhe mbetet e përkushtuar fort për të mbështetur misionin e saj», ka shkruar ai.