Presidentja s'flet për dekretimin e ndryshimeve të Speciales
Justina Shiroka-Pula nuk ka shfaqur qëndrim rreth dekretimit të ndryshimeve ligjore për Dhomat e Specializuara.
Redaksia ZHURMA · · 1 min lexim
Kreu i shtetit ka lënë pa përgjigje pyetjet e mediave lidhur me hapat që do të ndërmarrë pas miratimit të paketës ligjore nga ana e deputetëve. Përfaqësuesit e popullit e kishin votuar projektligjin më 6 tetor, duke siguruar 88 vota në Kuvend, ndërsa dokumenti i është përcjellë Presidencës për shqyrtim dhe dekretim më 15 tetor.
Ndryshimet e miratuara përfshijnë mundësinë e faljes presidenciale, kufizimin e dënimit maksimal në 15 vjet, mundësinë që dënimet të vuhen brenda vendit, si dhe të drejtën e ankimit në Gjykatën Supreme për çështjet e juridiksionit të kësaj gjykate. Siç raportoi Zhurma më 06.10.2026, Kuvendi i Kosovës kishte miratuar projektligjin për ndryshimet në Ligjin për Gjykatën Speciale.