Vazhdo leximin
e diel, 25 tetor 2026 Ne bëjmë zhurmë
⌕ ☆

Pritje deri në tri orë në pikat kufitare me Serbinë gjatë zgjedhjeve

Kolona dhe pritje të gjata janë regjistruar në pikat kufitare mes Kosovës dhe Serbisë për shkak të zgjedhjeve parlamentare.

Redaksia ZHURMA · · 1 min lexim

Pritjet për të dalë nga Kosova në drejtim të Serbisë kanë arritur deri në tri orë në pikën kufitare të Jarinjës, ndërsa kolona të gjata janë shënuar edhe në vendkalimet e tjera. Sipas të dhënave të Qendrës Kombëtare për Menaxhim Kufitar, në Merdar pritjet për dalje shkojnë deri në dy orë me një kolonë automjetesh që arrin 3000 metra, ndërsa në Bërnjak pritjet llogariten deri në 50 minuta. Në ditën e zgjedhjeve të parakohshme parlamentare në Serbi, ku partitë shqiptare garojnë të bashkuara në listën e përbashkët të quajtur “Koalicioni Shqiptar”, është raportuar gjithashtu për fluks të shtuar të votuesve nga veriu i Kosovës në drejtim të Rashkës. Atje janë krijuar tollovi të shumta dhe dy gra janë alivanosur gjatë gjysmës së parë të orës pas hapjes së vendvotimit. Ndërkohë, sipas të dhënave të para nga Qendra për Zgjedhje të Lira dhe Demokraci, deri në orën 09:00 pjesëmarrja në votime ka arritur në 12 për qind.

Pritje deri në tri orë në pikat kufitare me Serbinë gjatë zgjedhjeve
Foto: tetovasot.com

Lexo edhe

Më shumë →
Facebook WhatsApp X
LIVE Brezovica 2 Brezovicë 25 kamera →
Pyet Zhurmën
Shërbime, enciklopedi dhe lajme