Nagavci kritikon Serbinë për pretendimet territoriale dhe mbrojtjen e Radojiçiqit
Shefja e Grupit Parlamentar të Vetëvendosjes, Arbërie Nagavci, ka kritikuar Serbinë për pretendimet territoriale ndaj Kosovës dhe mosdorëzimin e Milan Radojiçiqit.
Redaksia ZHURMA · · 1 min lexim
Shefja e Grupit Parlamentar të Vetëvendosjes, Arbërie Nagavci, ka kritikuar Serbinë për pretendimet territoriale ndaj Kosovës dhe për faktin se Milan Radojiçiq vazhdon të jetë i lirë në Serbi. Gjatë fjalës së saj, ajo tha se derisa Kosova vazhdon bashkëpunimin me Bashkimin Evropian, Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe NATO-n për sigurinë rajonale, Serbia vazhdon ndërhyrjet politike dhe tolerimin e krimit të organizuar.
Nagavci u shpreh se «më 9 tetor, në Kragujevc, kryet terroristi Milan Radojiçiq u shfaq pranë djalit të Aleksandër Vuçiqit në tubimin e Partisë Progresive Serbe». Ajo e cilësoi atë si organizator të sulmit në Banjskë, ku u vra rreshteri Afrim Bunjaku, dhe theksoi se ndaj tij është lëshuar fletëarrestim ndërkombëtar përmes Interpolit. Sipas saj, shfaqja e Radojiçiqit pranë familjes së presidentit serb ndodhi në kohën kur në Serbi po zhvillohen protesta kundër korrupsionit dhe keqqeverisjes.
Ajo gjithashtu kritikoi deklaratat e zyrtarëve serbë, duke përmendur se më 7 tetor në Rashkë, Ivica Daçiq deklaroi se flamuri serb do të valvitet mbi Prizren dhe se Kosova mund të jetë e pushtuar, por kurrë e pavarur.