Prishtinë: 14-vjeçarja denoncon babanë për dhunë, ai lirohet në procedurë të rregullt
Një e mitur ka denoncuar babanë e saj në stacionin policor për dhunë fizike dhe psikike, ndërsa i dyshuari ka mohuar akuzat gjatë intervistimit.
Redaksia ZHURMA · · 1 min lexim
Një ngjarje e rëndë është regjistruar në Prishtinë, ku një e mitur 14-vjeçare është paraqitur në stacionin policor për të denoncuar babanë e saj për dhunë fizike dhe psikike. Rasti është raportuar të premten, më 13 nëntor, rreth orës 17:00, në Stacionin Policor në Prishtinë. E mitura me inicialet E.S. ka deklaruar para autoriteteve se kishte përjetuar dhunë nga babai i saj, Z.S. 50-vjeçar, duke shtuar se incidentet e mëparshme nuk i kishte denoncuar më herët në Polici.
I dyshuari është paraqitur më pas në Stacionin Policor Veriu për t'u intervistuar lidhur me pretendimet e ngritura. Ai ka mohuar çdo akuzë për dhunë, duke pretenduar se vajzën vetëm e kishte qortuar me fjalë. Në cilësinë e dëshmitares është intervistuar edhe nëna e vajzës, ndërsa pas konsultimit me prokurorin kujdestar për dhunë në familje është iniciuar rast penal për veprën «Dhuna në familje». Pas procedurave, i dyshuari është liruar në procedurë të rregullt, kurse e mitura është kthyer në shtëpi me dëshirën e saj.