Vazhdo leximin
⌕ ☆
Sport

Prindi nga Londra: Stërvitja e parë me Hivzi Ahmetin më la pa fjalë

Një prind që ndoqi stërvitjen e parë të djalit me trajnerin Hivzi Ahmeti thotë se mbeti i habitur nga organizimi dhe profesionalizmi i punës.

Redaksia ZHURMA · · 1 min lexim

Një prind që erdhi nga Londra për një javë pune, pasi dy javë është pushim, ka ndarë përshtypjet e tij pas stërvitjes së parë të djalit me trajnerin Hivzi Ahmeti. Ai thotë se mbeti i habitur nga ajo që pa, duke e cilësuar stërvitjen si të strukturuar dhe të organizuar në një mënyrë që nuk e kishte parë më parë, as në Angli e Skoci, ku ka vizituar klube dhe akademi futbolli.

Prindi nga Londra: Stërvitja e parë me Hivzi Ahmetin më la pa fjalë
Foto: tetovasot.com

Prindi, i cili thotë se ka rreth 10 vjet që ndjek futbollin dhe akademitë në Kosovë, u shpreh se ajo që pa ishte krejt tjetër nga pritshmëritë e tij. Ai theksoi se çdo ushtrim ishte i planifikuar, me seriozitet dhe intensitet të lartë, i fokusuar në zhvillimin individual të futbollistit. Sipas tij, brenda një seance punohej konkretisht për zhvillimin e shkathtësive të djalit të tij.

“Sot kuptova se pas një stërvitjeje të mirë nuk qëndron vetëm lodhja fizike, por një sistem i menduar mirë, ku çdo detaj ka rëndësi dhe ku synimi është zhvillimi i futbollistit”, tha prindi, duke shtuar se pret me padurim stërvitjen e radhës për të parë më shumë nga metodat e trajnerit.

Lexo edhe

Më shumë →
Facebook WhatsApp X
LIVE Bregu i Diellit 1 Prishtinë 26 kamera →
Pyet Zhurmën
Shërbime, enciklopedi dhe lajme