Presidentja Shiroka-Pula takon përfaqësueset e strehimoreve
Presidentja e Kosovës ka pritur në takim një delegacion të strehimoreve, duke diskutuar për mbrojtjen e grave nga dhuna.
Redaksia ZHURMA · · 1 min lexim
Presidentja e Republikës së Kosovës, Justina Shiroka-Pula, ka priti në takim një delegacion të përfaqësueseve të strehimoreve të Kosovës. Gjatë këtij takimi, ajo vlerësoi punën dhe përkushtimin e tyre në mbrojtjen e grave, garantimin e sigurisë së tyre dhe mbështetjen për riintegrim në shoqëri.
Presidentja theksoi se mbrojtja e grave nga dhuna dhe ruajtja e dinjitetit të tyre janë përgjegjësi e përbashkët institucionale dhe shoqërore, duke shtuar se asnjë grua nuk duhet të mbetet e vetme përballë dhunës apo vështirësive. Po ashtu, ajo u interesua për sfidat dhe nevojat konkrete të strehimoreve, teksa u diskutua për mundësitë e thellimit të bashkëpunimit me institucionet për shërbime të qëndrueshme, të qasshme dhe efektive për gratë që përballen me dhunë.
Shiroka-Pula shprehu gatishmërinë për të vazhduar bashkëpunimin me përfaqësueset e strehimoreve, për të shqyrtuar mundësitë e mbështetjes së veprimtarisë së tyre dhe për të adresuar çështjet që kërkojnë vëmendje institucionale.