Presidentja: KFOR-i mbetet jetik në arkitekturën e sigurisë
Presidentja Justina Shiroka Pula ka theksuar rëndësinë e KFOR-it në sigurinë e vendit gjatë ceremonisë së ndërrimit të komandës.
Redaksia ZHURMA · · 1 min lexim
Presidentja e Kosovës, Justina Shiroka Pula, ka deklaruar se në arkitekturën e sigurisë së vendit, KFOR-i vazhdon të ketë një rëndësi të veçantë. Gjatë ceremonisë së ndërrimit të komandës së këtij misioni, ajo ka theksuar se ky mision ka luajtur rol të veçantë në ruajtjen e paqes dhe stabilitetit për më shumë se 27 vjet.
Presidentja ka vlerësuar se institucionet e sigurisë së Kosovës kanë avancuar në profesionalizëm dhe kapacitete, duke ruajtur bashkëpunimin e ngushtë me KFOR-in dhe partnerët ndërkombëtarë. Ajo po ahtu ka shprehur synimin strategjik të Kosovës për anëtarësim në NATO, me qëllim që vendi të kontribuojë drejtpërdrejt në siguri përkrah aleatëve.
Gjatë fjalimit të saj, ajo ka shprehur mirënjohje të thellë për ushtarakët dhe shtetet kontribuuese që shërbejnë që nga viti 1999, duke falënderuar gjeneralmajorin Ozkan Ulutaş për shërbimin dhe duke i uruar suksese gjeneralmajorit Roberto Vergori në detyrën e ja në krye të misionit të KFOR-it.